Rreth një muaj më parë në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja e njohur Fjolla Morina është shtrua në spital si pasojë e gjendjes së rënduar mendore.

Vetëm disa ditë para se të shtrohej në spital, Fjolla akuzoi disa personazhe të njohura të shoëbizit shqiptar, ndërsa prej asaj kohe artistja ishte ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale.

E më pas, Morina postoi një video në InstaStory duke treguar se gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike, teksa shtoi se falë kujdesit të mjekësve do të bëhet më mirë.
Ndër të tjera Fjolla gjithashtu falenderoi të gjithë mbështetësit e saj për fjalët e bukura dhe motivimin që ata i kanë dhënë.
“Falemnderit miqtë e mi. Unë jam mirë. Nga ana psikologjike nuk kam qenë mirë dhe shpresoj që do bëhem më mirë me ndihmën e mjekve tonë. Ju përshëndes. Faleminderit për fjalët e bukura”, u shpreh Fjolla krah vajzës së saj, Alayah.

Së fundmi, këngëtarja është rikthyer sërish në Instagram duke publikuar disa foto të reja ku duket në super formë.
Në imazhet e publikuara për ndjekësit e saj, Fjolla shfaqet e veshur me një fustan të zi, dhe e kuruar deri në detaj.


