Supermodelja e njohur, Linda Evangelista ishte një nga vajzat më të fotografuara në botë, pjesë e një “rrjeti” të gjerë pasarelash.

Mirëpo prej më shumë se pesë vitesh ajo jeton në izolim’ sepse pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për të larguar qelizat yndyrore nga trupi, ajo tregoi se shtoi peshë dhe fytyra iu var.

Megjithatë më në fund duket se ajo tashmë ka vendosur të dalë në publik, pasi ditën e mërkurë është fotografuar në New York Citty.

Ajo ç’ka ndjekësit vunë re është se Linda, nuk kishte vendosur asnjë grimë make-up, duke dalë natyrale.
Modelja kishte veshur një kostum në ngyrë të zezë, dhe floket e kapura duke mos bërë asnjë përpjekje për tu fshehur nga njerëzit që kishte rreth saj.

Ajo u ndal në një nga dyqanet e modës, “Chelsea” në Manhattan dhe bëri blerjet e saj.
Vendimin për të hequr dorë nga daljet publike ajo e mori gjatë muajit Shtator të viti që lamë pas dhe që atëherë ajo thuajse nuk është fotografuar kurrë në publik.

© Panoramaplus.al

