12 Tetor, 2023

FOTO/ Pas debatit me Sara Hoxhën, Mozzik mbështet publikisht Dafina Zeqirin: Je shembulli më i mirë që mundet të bëjë një femër


Reperi i njohur shqiptar, Mozzik po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore.

Ai është aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit foto nga jeta e tij private dhe profesionale.

Së fundmi reperi ka postuar në InstaStory një foto të këngëtares Dafina Zeqiri, duke treguar kështu që ai ka një marrëdhënie të mirë duke e cilësuar atë personin më të miër që ai ka njohur.

“Edhe e mendova ta shkruaj apo jo, por po e shkruaj. Më ka ra që të punoj me shumë emra në estradën tonë. E jashtë, ndërkombëtar. Por nuk kam se si mos ta përmend se je më e mira. Është njeriu më i mirë që kam takuar këtë vit. E mos të flas që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë me të. Komplet energji, talent, pa urrejtje, asnjëherë nuk e kam dëgjuar duke folur keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë. E dashur, e respektueshme. Ti je shembulli më i mirë që mundet të bëjë një femër”– ka shkruar Mozzik.

Kujtojmë që prej disa ditësh Dafina është në qendër të vëmendjes së medias rozë për shkak të një debati virtual të zhvilluar me partneren së ish të dashurit të saj Ledri Vula, Sara Hoxha, ndërsa mesa duket  reperi e ka mbështetur publikisht e këngëtaren.

sara dafina

 

© Panoramaplus.al