18 Korrik, 2022

(FOTO) Pas ceremonisë intime në Las Vegas, Jennifer Lopez ndan me ndjekësit fustanet madhështore dhe unazën e martesës


Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar!

Burimet për TMZ kanë konfirmuar martesën e dy yjeve dhe Page Six ka marrë burime edhe më të sigurta (certifikatë martese) ku tregon se Benjamin Géza Affleck dhe Jennifer Lynn Lopez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Së fundmi, Jennifer Lopez ka zbuluar se një nga fustanet e saj të nuserisë ishte ‘nga një film i vjetër’ teksa ajo dhe Ben Affleck u martuan në një ceremoni private në Las Vegas gjatë fundjavës.

Këngëtarja 52 vjeçe, kishte veshur dy fustane mahnitëse për ditën e madhe, ku i dyti ishte një krijim prej dantelle i dizajnuar nga Zuhair Murad.

Në buletinin e saj ‘On the JLo’, këngëtarja zbuloi fustanet e saj të nusërisë.

Ajo shkroi: “Pra, me dëshmitarët më të mirë që mund të imagjinoni ndonjëherë, një fustan nga një film i vjetër dhe një xhaketë nga dollapi i Benit, ne lexuam zotimet tona në kishën e vogël dhe i dhamë njëri-tjetrit unazat që do të mbajmë për pjesën tjetër.të jetëve tona.’

Fustani i dasmës së stilistit Jennifer nga Zuhair Murad ‘mburrej’ me mëngë të gjata me një detaj jashtë shpatullave dhe një dekolte të hapur. Ajo kishte një bust korse së bashku me një vello që përmbante prerje dantelle.

Përpos fustaneve, duket se Jlo ka vendosur të ndajë çdo detaj nga dasma e saj me ndjekësit. Autorja e hitit ‘On the Floor’ ka postuar në Instagram edhe një selfie, ku duket në shtrat. Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen në këtë foto pas dasmës, ishte unaza në gishtin e këngëtares.

Kujtojmë që aktorja e “Marry Me” njoftoi fejesën e saj me yllin e “Good Will Hunting” në prill në një video të shkurtër në rrjetet sociale.

Çifti u takua në vitin 2001 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli” ndërsa Lopez ishte ende e martuar me burrin e saj të dytë Cris Judd . Pas ndarjes së tyre në qershor 2002, lindi “Bennifer”, me Affleck që u shfaq në videoklipin e paharrueshëm muzikor të Lopez për “Jenny from the Block”.

© Panoramaplus.al