21 Qershor, 2023

FOTO/ Pas Bebe Rexhës, edhe këngëtarja me origjinë shqiptare përballet me incidetin e papritur gjatë koncertit të saj. Një djalë e godet me shuplakë dhe i gërvisht…


Duket se pas incidetit të Bebe Rexhës, e cila u godit me telefon në fytyrë nga një i pranishëm në koncertin e saj, një rast i ngjashëm i ka ndodhur dhe këngëtares me origjinë shqiptare Ava Max.

Artistja duket se është qëlluar me shuplakë gjatë një koncerti të saj në Los Anxhelos të martën në mbrëmje.

Incidenti i cili është filmuar dhe pamjet janë shpërndarë në mediat e huaja, tregojnë një djalë i cili godet këngëtaren me shuplakë dhe pse pranë saj gjendeshin rojet e sigurisë.

 

Ata e largojnë djalin me shpejtësi, ndërsa këngëtarja vijoi shfaqjen e saj.

Faqja “About Music” ka cituar deklaratën e Avës e cila është shprehur pas incidentit:

“Më qëlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në spektaklet e mia”.

Kujtojmë se Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, ka lindur në Uiskonsin të Shteteve të Bashkuara në vitin 1994.

 

© Panoramaplus.al