Lautaro Martinez po kalon një formë shumë të mirë sportive, gjë që u konfirmua edhe në miqësoren ndaj Meksikës, duke i dhënë suksesin Argjentinës me 3-golëshin, në fitoren 4-0.

Sulmuesi i Interit tashmë regjistron 9 gola me kombëtaren e tij. 2 herë e ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjet e Kupës së Amerikës (1 gol ndaj Katarit dhe 1 ndaj Venezuelës), ndërkohë që ka shpërthyer në miqësore me 7 gola (1 Irakut, 2 Nikaraguas, 1 Venezuelës dhe 3 në ndeshjen e fundit Meksikës).
Por në një formë të shkëlqyer duket edhe Agustina, e dashura seksi e futbollistit. Me një fizik të jashtëzakonshëm, ajo i ka mahnitur të gjithë fansat.
Bukuroshja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku në postimet e saj ekspozon të pasmet, duke i kaluar në delir të gjithë fansat.

/PANORAMASPORT.AL/
© Panoramaplus.al
