12 Shtator, 2022

(FOTO) Nuk kemi të bëjmë me një personazh showbizi, zbulohet konkurentja e rradhës e ‘Dancing with the Stars’


Teksa pritet të startojë së shpejti, spektakli i njohur i kërcimit “Dancing With the Stars”, po zbulon detaje të reja përfshirë edhe emrat e konkurentëve.

Këtë herë ka qenë Sarah Berisha e cila ka ndarë me publikun emrin e rradhës që do të jetë pjesë e emisionit të kërcimit në Top.

Bëhet fjalë për Deborah Keçi, e cila është notare profesioniste që ka përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Notit në Romë, në vitin 2009.

Pak ditë më parë u konfirmua që konkurnetja e radhës në spektaklin e kërcimit do të jetë partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të ‘Dancing With the Stars’ në Instagram.

© Panoramaplus.al