4 Korrik, 2023

FOTO/ Nuk ka më dyshime, Era Istrefi konfirmon lidhjen me futbollistin shqiptar


Pas shumë muajsh dyshime dhe aludime në shtypin rozë, Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më në fund kanë vendosur të dalin hapur me lidhjen e tyre. Kapiteni i Kosovës, përflitej prej kohësh se shoqërohej me këngëtaren e njohur kosovare.

era rrahmani

Por deri më tani, nuk kishte sinjale të qarta se të dy ishin bashkë, ndonëse ajo shfaqej vazhdimisht në stadiumin e Napolit për të ndjekur ndeshjet e mbrojtësit.

 

Këtë fundjavë, “provat” i kanë publikuar të dy në rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto nga Çmimi i Madh i Austrisë në Formula 1. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuderisë Ferrari, duke bërë të qartë se nuk ishte një vizitë rastësore.

era ASsASDFF istrefi

© Panoramaplus.al