Në një botë plotë mundësi, secili ka lirinë të krijojë dhe shfaq stilin e tij.

Mirëpo, ndonëse mundësitë nuk janë të pakta kemi hasur plotë raste ku artistë shqiptarë kanë preferuar të njëjtat veshje. Këtë herë kanë qenë këngëtaret Orhidea Latifi e njohur si Kida dhe Nora Istrefi të cilat kanë bërë xing me këpucët.
Të dyja artistet kanë lançuar klipet e tyre më të reja muzikore, ku kanë veshur takat e larta Medusa platformë të markës Versace. Bëhet fjalë për këpucët e kthyera në një trend këtë vit, ku një palë e tyre kap përafërsisht shifrat e 1 mijë e 200 eurove.


Por, mesa duket këto këpucë preferohen edhe nga këngëtaret tona dhe çmimi nuk është një pengesë për t’i veshur ato.
© Panoramaplus.al
