
Arilena Ara e konsideron Miriam Canin si binjaken e saj. Këngëtaret prej shumë kohësh janë mike, ku shpeshherë pozojnë krah njër-tjetrës në rrjetet sociale.

Krahas një video së fundmi në Instastorin e saj duke qeshur e kënduar me Miriamin, Arilena shkruan: “Binjakja ime”.

Nuk është hera e parë që dyshja përfliten për një ngjashmëri. Edhe më herët në fotot e tyre të përbashkta të shumtë kanë qenë komentuesit që i konsideronin si dy pika uji.



