
Marrja e mandatit të deputetit i kushtoi divorcin Kujtim Gjuzit, por mesa duket kreu i Partisë Konservatore e ka rigjetur dashurinë.

E veçanta e kësaj risie në jetën e deputetit të vendit është se me partneren e tij aktuale ai është njohur në rrjetet sociale.

Vetë Gjuzi ka postuar në profilin e tij të Facebook një foto me mbishkrimin “pa koment”, e cila thotë:
“Nuk e mendoja kurrë që do të doja ka shumë dikë qe e njoha në Facebook.”- shkruan Gjuzi.

Sakaq, disa ditë më parë, Gjuzi ëshët fotografuar në një aktivitet pranë një femre brune, por deri më tani deputeti nuk e ka treguar se me kë është në një lidhje.


