Arta Nitaj u vu në qëndër të vëmendjes pak kohë më parë, pas një skandali me YouTube-rin britanik Teddy Grey.

Ky i fundit e akuzoi bukuroshen se merrte para në këmbim të një nate me të.
E pas këtyre akuzave të forta modelja kosovare zgjodhi që të heshtë dhe të mos japë asnjë deklaratë në lidhje me skandalin duke vazhduar normalisht të shijojë jetën e saj në pushime të shumta.
Së fundmi ajo ka publikuar një video në Instastory ku në sfond ka këngën e Dafina Zeqirit “Malli”. Teksa po këndon tekstin Arta shprehet: “Malli, për të më merr malli…”, duke i kënduar kështu dikujt që i mungon.
Rikujtojmë se Teddy Grey publikoi disa kohë më parë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa statuse, mesazhe dhe foto që kishin të bëjnë me modelen Arta Nitaj.

YouTube-ri britanik postoi fillimisht një bisedë private që ishte zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në mesazhet që Teddy publikoi në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë. Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.

Krahas fotos së mesazheve, që sipas tij janë shkëmbyer nga Instagrami i Arta Nitajt, ai shkruan: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”


