15 Shkurt, 2022

FOTO/ Nora Istrefi thyen rrjetin, shfaqet provokuese me bikini


Nora Istrefi njihet jo vetëm për talentin e saj si këngëtare, por edhe për linjat trupore seksi.

Këngëtarja tërheq menjëherë vëmendje me fotot që publikon në rrjete sociale, ku mbledh edhe mijëra komente pozitive për paraqitjen e saj. Së fundmi ajo duket më në formë se kurrë teksa ka publikuar një foto me bikini në ngjyrë të artë, të cila i tregojnë më së miri format trupore.

35-vjeçarja është nënë e një vajze, Rene, e cila erdhi në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin, Robert Berisha. Dyshja kanë ruajtur raporte shumë të mira pas divorcit dhe në çdo projekt ata mbështesin njëri-tjetrin. Gjithashtu, shpesh ata bëhen bashkë për hir të vogëlushes së tyre.

Artistja e ka krijuar stilin e saj që në fëmijëri. Në një foto të vjetër të Istrefit që ka qarkulluar kohë më parë në rrjet, ajo shihet duke pozuar buzë detit. E veshur me një fustan rozë të shkurtër e pak të ngushtë, Nora duket mjaft elegante.

 

© Panoramaplus.al