22 Janar, 2023

Foto nga paparazzi/ Spiropalin nuk ka kush ta ndihmojë


Ditët më shi bëhen edhe më të vështira për deputetët e Kuvendit. Kjo për faktin se disa prej tyre harrojnë çadrat, e të tjerë hasin në vështirësi për t’i menaxhuar. I tillë ka qenë edhe rasti i ministres Spiropali.

Ministrja ka mbërritur deri te dera e Parlamentit me makinën e saj, por duket se edhe për aq rrugë ka pasur nevojë për çadër, duke qenë se reshjet e shiut kanë qenë të dendura. Ashtu si shihet edhe në fotot e siguruara nga paparaci ynë, ministrja ka ndeshur më vështirësi në hapjen e çadrës.

Askush nuk ka qenë pranë saj për ta ndihmuar në ato momente. E duket se ministrja për disa momente ka tentuar ta hap e vetme çadrën, duke mos pasur ndihmë as nga shoferi dhe as nga kolegët që i kalonin pranë. Megjithatë, duhet thënë që ky moment ka zgjatur pak, pasi ministrja ia ka dal dhe ka vijuar rrugën e saj, këtë herë me çadër të hapur.

© Panoramaplus.al