11 Dhjetor, 2022

Foto nga paparazzi/ Ministrja Balluku, një asistent edhe për t’i hapur derën e makinës


Ministrja e Ekonomisë ka treguar që kur vjen puna për luks dhe komoditet nuk kursehet. E duket se këtë e dinë edhe punonjësit e saj. Si duket edhe në fotot e shkrepura nga paparaci ynë, zëvendëskryeministrja Balluku ka lënë seancën plenare dhe makina e saj e ka marrë te shkallët e Parlamentit.

E duket se stafi është shqetësuar që t’i hapë edhe derën Ballukut, e cila ka vijuar e pashqetësuar rrugën e saj. Në foto duket sesi shoferi i ka hapur derën e makinës që ajo të futet brenda rrëmbimthi, pasi ka kryer angazhimet e saj parlamentare. Me makinën luksoze dhe e asistuar nga stafi i saj, zëvendëskryeministrja ka lënë Parlamentin shqiptar.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në media qarkulluan edhe fotot e saj teksa bënte “shopping” në Athinë te marka luksoze, “Ralph Laurent”. Në ditën kur Shkodra u përmbyt për shkak të hapjes së portave të HEC-eve, endëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, është fotografuar duke bërë “shopping” jashtë Shqipërisë.

Në mediat online u shpërnda me shpejtësi një foto e numrit dy të qeverisë, në 21 nëntor, teksa mbante radhën për të bërë pagesën në një prej dyqaneve të njohur ndërkombëtarë “Ralph Laurent” në kryeqytetin grek Athinë. Siç duket edhe nga fotografia, zëvendëskryeministrja duket e fokusuar te telefoni. Mesa duket ajo po merr të dhënat e fundit mbi përmbytjet në Shkodër.

Mungesa e saj në Shqipëri konfirmohet edhe nga llogaria e saj në “Facebook”, ku Balluku në datat 21 dhe 22 nëntor ka publikuar vetëm foto të aksioneve të OSHEE-së dhe borëpastrueseve, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme ka publikuar një njoftim se ka marrë pjesë në Athinë në ministerialin e parë të Evropës Juglindore.

© Panoramaplus.al