Nuk kishte sesi mos të binin në sy as ministret, që festën e kanë shijuar totalisht. Të veshura casual, me xhinse, T-shirt dhe atlete, ato kanë kërcyer pa u shqetësuar nga sytë e kureshtarëve që i ndjekin.

Ka spikatur ministrja Spiropali, që e ka shijuar këtë aktivitetet, duke kërcyer e madje edhe duke ftuar mikeshat në kërcim. Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, i është bashkuar kërcimit, duke ndezur festën edhe në radhët e politikanëve.
Ka pasur edhe nga ato politikane që në festë kanë ardhur me pantallona të shkurtra, duke mos u shqetësuar për sytë e publikut. E vetmja që ka qëndruar “stoike” si në veshje ashtu edhe në kërcim ka qenë kryeparlamentarja që u shfaq në festë e veshur serioze dhe nuk iu bashkëngjit kërcim të kolegeve të saj të selisë rozë.

