19 Mars, 2023

Foto nga paparazzi/ Delina Ibrahimaj nuk heq dorë nga “uniforma” e saj


Nëse do të gjenim një përcaktim stilit të ministres së Financave, do të ishte fare e lehtë. E zeza është ngjyra që e përshkruan më së miri “look”-un që ajo zgjedh.

Thuajse në çdo dalje të sajën, Delina Ibrahimaj zgjedh kombinimin e së zezës me ngjyra të tjera të mbyllura, duke u radhitur te politikanet klasike. Gjithnjë me grim minimal, e veshur me ngjyra të errëta, taka të ulëta, duket se Ibrahimaj ka përcaktuar kështu staturën e saj si politikane edhe në “look”.

Kështu ka qenë edhe paraqitja e saj e fundit, ku me një bluzë vishnje dhe shall po të së njëjtës ngjyrë, ministrja e Financave, kishte veshur kostumin e përhershëm me fund deri tek gjuri dhe xhaketën e zezë. Me flokët e mbledhura dhe grimin pothuajse minimal, ministrja duket se nuk heq dorë nga kjo uniform e saj, që duhet thënë e tregon disi më të madhe në moshë, edhe pse Ibrahimaj është tejet komode.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al