Luiz Ejlli dhe Ronaldo Sharka gjatë qëndrimit në “BBV” krijuan një miqësi me njëri-tjetrin.

Moderatori gjatë gjithë qëndrimit në këtë reality show dhe pas ndaljes nga shtëpia, ky i fundit ka qenë një ndër mbështetësit më të ‘zjarrtë’ i këngëtarit.
Mirëpo një muaj më parë marrëdhënia e fituesit të “BBV” dhe Ronaldos u kris, pas deklaratave të këtij të fundit se bashkëshortja e këngëtarit, Kiara Tito e ka fituar moderimin e kësaj puntate të “Kepit të Vipa-ave” falë Luizit.

Kaq mjaftoi dhe dyshja shpërthyen në ‘thumbime’ ndaj njëri-tjetrit.
Ndonëse ka kaluar kohë që nga sherri, miqësia e tyre akoma nuk është rregulluar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderator teksa së fundmi zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku një ndër ta e pyeti se si i ka raportet me Kiarën dhe Luizin, ndërsa Ronaldo u shpreh se është duke pritur që këngëtari ti kërkojë falje dhe të reflektojë për gabimin e bërë.
“Nuk e kuptoj përse kaq shumë pyetje dhe kaq shumë kuriozitete. Unë jam njeri që i pranoj faljet, kështu që po pres të më kërkojë falje dhe të reflektojë. Të gjithë gabojnë”, ka shkruar Ronaldo.

“Të dha 5-mijë euro aj biondi?”, ishte pyetja e bërë nga një tjetër ndjekës, teksa moderatori u shpreh se nuk i do ato lekë pasi sipas tij ai nuk i ka kërkuar ndonjëherë lekë dikujt.
“Unë nuk kam kërkuar ndonjëherë lekë dikujt për lëmoshë. Unë kam kërkuar vetëm deri më sot. Nuk i dua ato lekë.”– tha moderatori.

© Panoramaplus.al

