Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë më 8 shtator në moshën 96 vjeçare. Lajmi u bë i ditur ditën e djeshme përmes një njoftimi në Twitter nga familja mbretërore.

Mirëpo, në 70 vite si monarke, Mbretëresha ka takuar shumë figura të njohura të botës së artit dhe jo vetëm.
Nga Marylin Monroe, tek Nënë Tereza, më poshtë disa nga figurata e njohura që janë takuar me Mbretëreshën Elizabeth:
Jack Hawkins dhe Ava Gardner takohen me Mbretëreshën Elizabeth II dhe Dukën e Edinburgut në vitin 1950.

Madhëria e saj është takuar edhe me të madhin e boksit, Muhammad Ali, në Uashington në vitin 1976.

Mbretëresha përshëndetet me Nënë Terezën në vitin e largët 1983.

Billy Graham dhe Mbretëresha Elizabeth II në vitin 1989.

Mbretëresha me Lady Gaga në Royal Variety Shoë në 2009.

Mbretëresha Elizabeth II me Sir David Attenborough në vitin 2016.

Mbretëresha duke shtrënguar duart me Marylin Monroe në 1956.

Viti 1996 - Nelson Mandela gëzon një vizitë shtetërore shoqëruar nga Mbretëresha.

Elton John në koncertin e Diamond Jubilee ka shkëmbyer një shtrëngim duarsh me monarken në vitin 2012.

Mbretëresha me Spice Girls në prapaskenë në Royal Variety Shoë në vitin 1997.


