Futbollisti i njohur Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi janë bërë prindër për herë të parë së bashku.

Dyshja kanë sjellë në jetë një vajzë, ndërsa lajmin e ëmbël e kanë bërë të ditur vetë ata përmes një postimi në rrjetet sociale.
Teksa publikuan në Instagram disa foto me të voglën e tyre, çifti zbuluan se vajzën e kanë pagëzuar me emrin Mavie.

Kujtojmë që futbollsti ka edhe një tjetër fëmijë me ish të dashurën e tij, Carolina Dantas, David Luca, ndërsa prej kohësh ai është në qendër të vëmendjes së medias rozë, ku shkak janë bërë tradhtitë e vazhdueshme ndaj partneres së tij aktuale.


