Nëna e këngëtares dhe aktores së njohur Miley Cyrus, Tish Cyrus së fundmi ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me aktorin e “Prison Break” Dominic Purcell.

Dyshja zhvilluan një ceremoni familjare në Malibu, Kaliforni ndërsa në ditën më të rëndësishme ata kishin ftuar njerëzit e tyre më të afërt.

Tish shkëlqente teksa kishte veshur një vello me dantella, ndërsa Dominic kishte veshur në këmishë të bardhë dhe një palë pantallona të zeza.

Ashtu si pjesa tjetër e shoqërueseve të nuses së Tish-it, Miley dukej e mrekullueshme teksa kishte veshur një fustan ngjyrë lejla dhe mbante në dorë një buqetë me lule.

Në foto e publikuara dukej qartë që edhe se vëllezërit e motrat më të mëdha të Miley-t, Trace Cyrus dhe Brandi Cyrus ishin të pranishëm në ditën me të veçantë të nënës së tyre.

Kujtojmë që vetëm tre muaj pasi Tish u divorcua nga bashkëshorti i saj, Billy Ray Cyrus, ajo dhe Dominic filluan të takoheshin, ndërsa u fejuan vetëm 4 muaj më parë.


© Panoramaplus.al

