27 Korrik, 2022

(FOTO) Në 72-vjetorin e ditëlindjes së Zef Dedës, Juli bën dedikimin e ndjerë: Zefinjo, artisti i shtëpisë sonë…


Dita e sotme është festë në familjen Deda, pasi aktori i mirënjohur sot feston ditëlindjen e tij të 72-të.

Bëhet fjalë për Zef Dedën, i cili ka marrë një urim shumë të ngrohtë nga i biri, aktori Julian Deda.

Ky i fundit ka postuar në Instagram një foto, ku shihen së bashku dhe e ka shoqëruar me disa fjalë zemre.

“E gëzofsh ditën e lindjes Artisti i shtëpisë sonë. U bëfsh sa të dojë e bardha zemër. Te dua fort Babo..! Ahh, se mos harroj, ke të fala nga të gjithë dashamirësit e tu, që unë takoj përditë në rrugë dhe më thonë mi bëj shumë të fala të madhit Zef, se jemi rrit me humorin e tij”. Edhe 100 Zefinjo, të përqafoj…!,-shkruan aktori i humorit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

© Panoramaplus.al