Këmbanat e dasmës po bien sërish për këngëtarin e njohur John Legend dhe bashkëshorten e tij Chrissy Teigen.

Në 10-vjetorin e martesës çifti janë rimartuar sërish gjatë fundjavë në Liqenin e Komos, Itali, raportoi TMZ.
Ata zgjodhë po të njëjtin vend ku u martuan për herë të parë më 14 shtator 2013, ndërsa ftuar shumë personazhe të njohura të showbizit.
37-vjeçarja kishte veshur një fustan të shkurtër për të festuar ditën e saj më të rëndësishme me këngëtarin përpara fëmijëve, miqve dhe familjes së tyre.

Chrissy dhe John u zotuan në një ambient luksi me pesë yje, i cili është një hotel me pamjen mahnitëse të peizazheve italiane.

Çifti u takua në vitin 2006 në xhirimet e videoklipit të Legend “Stereo” dhe u fejuan në vitin 2011, ndërsa vitin e kaluar u bënë prindër për herë të katërt së bashku teksa sollën në jetë 2 binjakë.
Kujtojëm që dyshja u takuan për herë të parë kur modelja luajti në videoklipin e John 2007 për këngën e tij “Stereo”, ndërsa gjashtë vite më pas John i propozoi për martesë.

© Panoramaplus.al



