22 Korrik, 2022

(FOTO) Ndjekësit shajnë, Ardiana Matoshi ecën përpara/ Me gërshetat e “çuditshme” deputetja vendos trendin e ri në Kuvendin e Kosovës


Duket se ajo nuk e lë dot në shtëpi shpirtin artistik, edhe kur i duhet të përfaqësojë vendin në seancat parlamentare.

Gërsheta të “çuditshme”, këmishë e gjërë dhe pantallona me nuanca shmëngjyrëshe. Kështu dukej dje Adriana Matoshi në Kuvendin e Kosovës. Deputetja dhe aktorja e njohur ka tërhequr sërish vëmendje me paraqitjen e saj.

Stili i saj unik nuk kaloi as këtë herë pa u vënë re, duke e kompletuar veshjen me një unazë të madhe floriri dhe një çantë të zezë. Gërshetat në formë jo të zakonshme, ishin detaji i shtuar i dukjes së deputetes, e cila duhet pranuar kur vjen puna tek guximi në veshje është e para.

Më herët gjatë ditës së djeshme Adriana Matoshi ndau me ndjekësit një foto ku dukej më të njëjtat pantallona, por kombinuar me një krop tyli me bark jashtë.

“Gjithmonë vishem për “të vrarë”,-shkruante deputetja krahas postimit.

© Panoramaplus.al