Blogerja Sara Berisha pas pjesëmarrjes në “BBV” është shndërruar në një ndër vajzat më të dashura nga publiku shqiptar.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.
Mirëpo ditët e fundit Sara ka qenë shumë pasive në rrjetet sociale dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e saj të “zjarrtë”.
Megjithatë së fundmi përmes një InstaStory influencerja ka treguar se nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale pasi i ka ndodhur një fatkeqësi.
“E vërtetë që këto ditë nuk kam qënë aktive për shkak të një fatkeqësie që më ka ndodhur por sigurisht që do jem shumë shpejtë. Ju dua.”- ka shkruar Sara duke mos treguar ndonjë detaj me shumë se çfarë ka ndodhur.


© Panoramaplus.al

