
Gramoz Aliu ose siç e njohim të gjithë Mozzik është beqar. Këtë situatë duket se po e shfrytëzojnë në maksimum miqtë e tij.
Së fundmi menaxheri i VIP-ave Xhani Demika i ka bërë një dhuratë qesharake reperit. Ai i ka dhuruar një kasë telefoni me emrin e masave mbrojtëse për marrëdhëniet seksuale “Durex”.
“Ta gëzosh dhuratën! Vëllai mendoi për ty se je beqar dhe hall i madh në treg.”- shkruan menaxheri krahas fotos së Mozzik me dhuratën në dorë.
Ky i fundit nuk ka vonuar në përgjigje duke i thënë: “Faleminderit vëlla më shpëtove.”

Kujtojmë që rreth një vit më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, ata kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën, Hanën.

“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram para disa ditësh duke ndezuar dyshimet se është në një romancë të re. Mozzik publikoi para pak ditësh një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil.
Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër. Nuk dihet nëse ajo është e dashura e re e reperit apo thjesht një lëvizje PR.


