Mbrëmjen e djeshme banesa e reperit të njohur Mozzik është grabitur nga hajdutët.

100 mijë euro para të gatshme, bizhuteri ari dhe rreth 16 armë kanë qenë materialet që ata i kanë vjedhur.
Në lidhje me këtë ngjarje së fundmi ka reaguar edhe reperi i njohur Getinjo.

Teksa ripostoi në InstaStory postimin e vëllait të tij Mozzik, ai ka shkruar: “Hajt se një ditë do u gjej pa dashje, jetës nuk i dihet”.


