9 Janar, 2023

FOTO/ Mos vallë Yll Limani sapo na tregoi se është në një lidhje dashurie? Ja postimi që u pendua dhe e fshiu


Yll Limani është një ndër ata artistë të cilët nuk preferojnë të flasin shumë kur vjen puna për tek jeta e tyre private. Që në fillimet e karrierës së tij dhe deri më sot, këngëtari është treguar shumë hermetik dhe ka zgjedhur ta mbajë atë larg syrit të publikut.

Mirëpo së fundmi, artisti i ka habitur të gjithë me postimin e tij në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto të tijën në InstaStory ku ajo çka mori vëmendjen ishte mbishkrimi që kishte vendosur:

“Ajo nuk më bezdis kurrë gjatë koncerteve të mia”– duke lënë kështu të nënkuptohet se Ylli është në një lidhje dashurie.

Por duket se këngëtari është penduar dhe më pas e ka fshirë postimin e tij.

Kujtojmë se gjatë një intervistë të dhënë disa kohë më parë, Ylli deklaroi se përveçse është i turpshëm, njerëzit janë të lidhur emocionalisht me këngët e tij dhe nuk do që jeta e tij personale të përzihet me atë profesionale.

© Panoramaplus.al