14 Korrik, 2022

FOTO/ Mirëpriti në jetë djalin e saj, ish-konkurrenja e Për’puthen prezanton për herë të parë partnerin


Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Aristela Leka është bërë nënë për herë të parë, ndërsa së fundmi ka zbuluar edhe portretin e partnerit të saj, të cilin e ka mbajtur gjithmonë larg mediave.

Ajo publikoi një foto në Instastory të bashkëshortit dhe djalit të saj.

“Bëmë baba të të ngjaj”- shkruan Aristela krahas fotos.

Artistela është bërë nënë e një djali të cilin e ka pagëzuar me emrin Kais. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet disa InstaStory ku shfaqej në marternitet dhe ka ripostuar të gjitha urimet e miqve të saj.

Leka mori pjesë në emisionin për të gjetur dashurinë por përfundoi duke dalë e vetme jashtë saj.

“Vendosa të hyja për tu përputhur, por nuk u përputha se ndoshta pak ishte situata, ndoshta s’ishin personat e duhur, ndoshta s’ishte momenti i duhur. Nuk më kanë penguar prindërit, sepse nuk besoj se ka prindër që nuk duan që fëmija i tyre të përputhet e të realizohet, të sistemohet”, – u shpreh Aristela gjatë një interviste për largimin e saj.

Ajo është përfolur për një lidhje disa kohë më parë por ish-konkurrentja vendosi ta mbajë goxha hermetike jetën e saj private tashmë teksa partneri i saj nuk është i njohur për publikun.

© Panoramaplus.al