Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se modelja e njohur Irina Shayk ka nisur një romancë me Tom Bradyn.

Mirëpo së fundmi modelja është parë duke shijuar pushimet me ish-partnerin e saj Bradley Cooper dhe vajzën e tyre 6-vjeçare, Lea de Seine.

Si destinacionin e tyre të preferuar për të kaluar disa ditë të bukura dyshja kanë zgjedhur Italinë.

Ata dukeshin se po shkonin mjaft mirë, teksa në foto duken qartë fytyrat e tyre të cilat shkëlqenin nga lumturia.

Kujtojmë që ish-çifti u lidhën në vitin 2015 teksa i dhanë fund romancës së tyre të dashurisë vetëm katër vite më pas, megjithatë nuk dihet nëse dyshja janë rikthyer së bashku apo jo.


© Panoramaplus.al

