Melisa Sata është një nga vajzat më të bukura dhe më të përfolura, për shkak të lidhjes së saj me sulmuesin Kevin-Princ Boateng.

Bukuroshja italo-amerikane ditën e djeshme ishte në Festivalin e Filmit në Venecia, ku nuk zhgënjeu të pranishmit me veshjen e saj. 33-vjeçarja u prezantua para publikut me një veshje provokuese, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Melisa nuk nguroi që fotot nga Festivali i Filmit t’i hidhte edhe në “Instagram”, në mënyrë që t’i shikonin edhe ndjekësit e shumtë që ajo ka.

Komentet në foton e saj ishin të shumta, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, është një koment nga partneri i saj Boateng, i cili i ka shkruajtur “Ilegale” duke e shoqëruar edhe me disa zemra nga pas.

PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al
