Këngëtarja Melinda Ademi zgjodhi që ta kalonte këtë fundjavë në bregdet, për të shijuar temperaturat e larta që vazhdojnë edhe në shtator. Artistja, e cila është e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme, vendosi që të pushojë në ambientet relaksuese buzë detit Adriatik, në “Prestige Resort”.

Këngëtarja ka pozuar në një nga dhomat e resortit më prestigjioz të Golemit. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, të shkurtër që i tregon linjat perfekte trupore, për shkak se është edhe i ngushtë.
Ademi shfaqet me make up, për të cilin ka përdorur ngjyrat e tokës. Ajo gjithashtu zgjodhi që t’i mbante flokët e lëshuara dhe me onde, teksa pozoi nga shtrati i resortit. Për të plotësuar look-un e saj, Melinda mbante në qafë një varëse minimaliste, e cila kishte një gurë shumë të vogël.




