Kurrë nuk është vonë për asgjë!

Ky është mesazhi që Vigan Boletini i njohur si Vig Poppa ka dashur të përcjellë me veprimin e tij të fundit. Reperi nga Kosova prej disa vitesh ka hequr dorë nga muzika, duke u zhvendosur për të jetuar në Suedi.

Përpos familjes së shëndetshme që ka ndërtuar me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, së fundmi Poppa ka nisur edhe studimet e larta. Në moshën 37-vjeçare, ish-anëtari i grupit “Kaos” është pranuar në universitetin e Suedisë.
Më e lumtura në këtë mes është bashkëshortja e reperit Ena, e cila ka ndarë në Instastoryn e saj një foto të Viganit ku shkruan: ”Dashuria ime, ja dole! U zhvendose në një shtet tjetër, mësove një gjuhë të re, rrite fëmijët, studiove me kohë të plotë dhe tashmë je pranuar universitetin suedez, në katër vjet! Po tallesh? Po fiton në jetë dhe jam tejet e lumtur ta ndaj atë me ty”.


