Vajza e reperit të njohur Eminem, Alaina Marie Scott ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj disa vjeçare me Matt Moeller këtë të martë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku krahas fotove nga dasma e saj Scott gjithashtu ka bërë një shkrim për ditën e saj më të veçantë.
“9 Qershor 2023 është thjesht një nga ditët më të mira të jetës sime”, ka shkruar Scott.
Ndërsa vazhdoi “Në këtë jetë dhe në tjetrën, shpirti im do të gjejë gjithmonë tëndin”.

Në dasmën e zhvilluar në natyrë në Detroit morën pjesë mbi 125 antarë të familjes si dhe miqtë më të afërt të çiftit.
Në ditën e saj më të veçantë Alaina kishte veshur një fustan të zbukuruar në formë sirene, teksa zbukuroi veshjen e saj me një kurorë me xhevahire e cila i jepte hijeshi flokëve të saj të gjata me onde.

Ndërsa Matt kishte kombinuar veshjen me bashkëshorten e tij duke veshur një xhaketë të bardhë dhe një palë pantollona me ngjyrë të zezë.

Mirëpo ajo çfarë u vu re është që Eminem nuk ishte në asnjë nga fotot e dasmës që ata postuan në rrjetet sociale.

Alaina dhe Moller u fejuan në dhjetor të vitin 2021.

Eminem e adoptoi Scott kur ajo ishte fëmijë dhe nëna e saj e ndjerë biologjike, Dawn Scott, është motra e ish-gruas së Eminem, Kim Scott.


