Këngëtari i njohur latin, Marc Anthony është nderuar me një yll në “Hollywood Walk of Fame”.

“Unë ende kam shumë më tepër për të bërë. Por ky është vetëm një simbol për të vazhduar përpara. Ndihem sikur sapo kam filluar”, u shpreh artisti.
Bashkëshortja e Anthony, modelja Nadia Ferreira, dhe djemtë e tij Cristian dhe Ryan nga martesa e tij me aktoren Dayanara Torres, ishin të pranishëm në eventin e rëndësishëm.
Pranë Anthony-t ishte i pranishëm dhe miku i tij i ngushtë David Beckham, i cilu u shpreh se ndihej shumë krenar për mikun e tij për këtë arritje:
“Marc, ne të duam. Mos ndrysho kurrë sepse je vërtet një talent, por je edhe më shumë një person i veçantë. Shijoje këtë moment sepse ke fituar gjithë dashurinë dhe respektin.”
Nga viti 2004 deri në vitin 2014, Anthony ishte i martuar me aktoren dhe këngëtaren Jennifer Lopez. Çifti kanë dy fëmijë së bashku.


