Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ishte një ndër artistët e ftuar për të performuar në koncertin e Elvana Gjatës që mbajt në stadiumin “Air Albania”.

Ai performoi për publikun disa nga këngët e tij të cilat kohët e fundit janë bërë hite.
Teksa po këndonte në skenë, papritur në qiell ka ‘fluturuar’ një dron dhe këtë moment Luizi ka vendosur që ta dajë më fansat e tij në Instagram.
Këngëtari shkodran ka postuar një fotografi të dronit i cili ishte mbi kokën e tij, ndërsa krahas tij ka shkruar: “E lejoi këtë herë dronin vëllai i madh”.

Luizi njihet për humorin dhe batutat që ai bën, pasi edhe gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” ishin këto të cilat bënë që ai të fitojë zemrat e një publiku të gjerë.



