Luiz Ejlli dhe Kiara Tito së fundmi kanë zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa pas lajmit të ëmbël çifti janë në kërkim të një emri për të voglën e tyre.

Së fundmi dyshja janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku përmes një “live” në llogarinë e tyre të Instagram iu kanë kërkuar ndihmë ndjekësve për të gjetur emrin e vajzës së tyre.

E teksa fansat propozuan me mijëra emra, çifti treguan se kanë dëshirë që të voglës ti vendosin një emër që shkronja e parë të jetë “L”, si Luizi.

Ndjekësit u përpoqën që ti ndihmonin Luizin dhe Kiarën duke dhënë shumë propozime, çifti akoma nuk kanë zgjedhur emrin që do të pagëzojnë bebin e tyre, megjithatë mes mijëra komentesh ai që mori vëmendjen e fansave ishte ai i Ronaldo Sharkës, i cili shkruante: “Kiara presim të të shohim në Fan Club nesër”.

Mesa duket moderator i ka lënë pas hatërmbetjet e të kaluarës, duke u krijuar sërish një marrëdhënie të mirë me Luizin dhe Kiarën.
© Panoramaplus.al

