Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Armaldo Kllogjeri kanë qenë ndër banorët më të komentuar gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP.

Treshja e cila herë pas herë kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin brenda shtëpisë, pas përfundimit të spektaklit nuk janë parë shpesh krah njëri tjetrit.
Madje disa javë më parë, Luizi dhe maesteo nuk ndiqeshin më në rrjetet e tyre sociale. Mirëpo ditën e sotme këngëtari i ka habotur të gjithë me postimin e tij për Armaldon, i cili mesa duket ka marrë një gjobë nga policia rrugore.
Ajo që ra më së shumti në sy ishte komenti që fituesi i BBV kishte për Maestron, duke u shprehur me nota humori se arsyeja që ish-banori e ka marrë gjobën është pasi ka nominuar Kiarën gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Më pas ai ka ndarë me ndjekësit edhe foton e patentës së tij për të shgmangur kritikat për publikimin e të dhënave personale.

© Panoramaplus.al

