Sot është një ditë shumë e veçatë për këngëtarin e njohur Luiz Ejlli, pasi ai feston 38-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq speciale për të ai mori shumë urime nga miqtë dhe fansat e tij të zjarrtë, mirëpo urimin dhe dhuratën më të veçantë e mori nga bashkëshortja e tij Kiara Tito.

Teksa postoi në Instagram një foto së bashku me të, ajo bëri edhe një shkrim të veçantë.
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Happy Birthday love, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën.”- shkroi Kiara.

Moderatorja gjithashtu kishte organizuar një darkë romantike për shpirtin e saj ‘binjak’ ku i gjithë vendi ishte i mbushur me trëndafila të kuq dhe qirinj duke e bërë një atmosferë akoma më të bukur, ndërsa në një moment ajo ia uron ditëlindjen teksa këndon këngën “Happy Birthday To You”.
Këtë moment special Luizi e ka ndarë me fansat e tij, ndërsa e ka publikuar videon në InstaStory dhe krahas saj ka shkruar: “Faleminderit që egziston Kiara Tito”.

Megjithatë këngëtari shkodran përmes një postimi në Instagram ka zgjedhur fjalët më të veçanta për të falenderuar të gjithë fansat e tij për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë artistit në ditët më të vështira të tij.
“Ju ma ndryshuat jetën, ishit forca, mbështetja dhe u bëtë pjesë e jetës time. Dashuria juaj ishte ajo që më hapi sytë dhe më bëri të triumfoja. Zoti ju bekoftë kudo që të jeni. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Luizi.


