Këngëtari i njohur Lorenc Hasrama ishte një ndër banorët e “Big Brother Vip”, i cili bëri një bujë të madhe për romancën me Keisi Medinin.

Teksa ishte në një lidhje dashurie jashtë shtëpisë, ai nisi të afrohej dhe të flirtonte me vajzën e Sabianit me të cilën kishte pasur një romancë. Por të dy vendosën të shkëputeshin nga njëri-tjetrin dhe Lorenc Hasrama i kërkoi falje partneres.
“Mirë jemi. Unë jam shumë njeri privat te kjo pjesë. Por, po ju them që unë jam shenja e Ujorit dhe ajo është një Luan”, tha ai pas daljes nga BBV.
Dhe tani janë publikuar fotot e para të tij dhe partneres misterioze.

Dyshja dukeshin mjaft të lumtur, teksa ishin të përqafuar së bashku dhe po shijonin pushimet në plazhin e Borshit, ndërsa mesa duket pas ndarjes nga Keisi, Lorenci ka rigjetur dashurinë.

Nga ana tjetër lajmi ende nuk është konfirmuar nga anjëri nga ata.

© Panoramaplus.al

