21 Gusht, 2023

FOTO/ Loredana dhe Mozzik shoqërojnë vajzën e tyre në ditën e parë të shkollës, reperi rrëfen emocionet: Është një ndjenjë shumë…


Sot është një ditë tepër e veçantë për dy reperët e njohur Mozzik dhe Loredanën, pasi vajza e tyre Hanna ka filluar sot ditën e parë të shkollës.

E teksa vitet kanë kaluar shumë shpejt dhe vogëlushja e tyre është rritur tashmë, ish- çifti nuk kishin si të mos mungonin në këtë ditë emocionuese për ta.

Ishte Mozzik ai cili publikoi një foto ku shfaqej krah Hannës ku rrëfente emocionet që kishte përjetuar teksa shikonte të bijën duke nisur udhëtimin e saj të ri.

“Hana filloi sot rrugëtimin e saj të parë në shkollë. E normal që qënka ndjenjë shumë e bukur të shohësh fëmijën tënd që e merr me dashuri dhe vullnet fillimin e shkollës. Zoti të dhëntë shëndet e dije, vajza ime Hana. Të do babi yt shumë”- shkroi reperi krahas fotos së publikuar në InstaStory.

Ndërsa Loredana publikoi gjithashtu një foto ku shfaqej krah vogëlushes teksa shkruante: “Zoti të bekoftë”.

Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik ishin një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilët disa vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Historia dy repërëve mes shumë ndarjeve dhe ribashkimeve ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke u shndërruar si një ndër çiftet më të përfolur në publik. Shpesh herë dyshja kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpërmjet deklaratave në rrjetet sociale apo koncertet e tyre.

© Panoramaplus.al