31 Korrik, 2022

FOTO/ Ledri Vula zbulon ‘sakrificën’ që ka bërë për të xhiruar një pjesë të klipit të tij të fundit


Kjo verë ka sjellë klipe e bashkëpunime muzikore pafund nga artistat e estradës shqiptare. Ata janë kujdesur deri në detaj që çdo projekt të ketë sukses dhe të pëlqehet nga publiku.

Një ndër ta është dhe reperi i njohur Ledri Vula i cili këtë vit ka sjellë plot hite verore. Së fundmi këngëtari ka publikuar këngën e tij më të fundit “Uma Love”, në bashkëpunim me Lumi B dhe NUK.

Ende pa bërë 24 orë këngë numëron mbi 600 mijë klikime në ‘YouTube’ dhe Ledri ka zbuluar disa pjesë të xhiruara nga klipi i ri. Por siç e thamë dhe më sipër artistat mundohen të japin më të mirën dhe t’i kënaqin fansat e tyre si nga ana melodike ashtu dhe vizuale.

Reperi ka publikuar në Instagramin e tij disa imazhe gjatë xhirimeve të klipit, ku në njërën prej tyre ai ka treguar ‘sakrificën’ që i duhet të bëjë për videon muzikore.

“Ledri në të kuqe”– shkroi reperi teksa në njërën foto ai është i veshur me një kostum të kuq dhe syzet në të njëjtën ngjyrë, ndërsa në imazhin tjetër Ledri shfaqet kokëposhtë teksa këmbët duket se ia mban njëri nga bashkëpunëtorët.

Kjo tregon më së miri vështirësitë dhe ‘sfidat’ që duhet të kalojnë artistat qoftë edhe për një sekuencë të shkurtër në klipet e tyre.

© Panoramaplus.al