Punimet e riparimit në një rezervuari në Itali kanë zbuluar mbetjet e një fshati që ishte zhytur për dekada.

Liqeni Resia, në veri të vendit, është i njohur më së shumti për kullën e kishës që del nga ujërat e tij të akullt. Skena ikonike madje ka frymëzuar një libër dhe një seri në Netflix.
Por me liqenin e kulluar përkohësisht, vendasit kanë qenë në gjendje të shohin gjurmët e fundit të Curon, një fshat dikur shtëpia e qindra njerëzve para se të përmbytej për të krijuar një impiant hidroelektrik në 1950.
Liqeni Resia – ose Reschensee siç njihet në gjermanisht – shtrihet në Tirolin e Jugut, rajoni alpin që kufizohet me Austrinë dhe Zvicrën. Fotografitë e shpërndara në mediat sociale tregojnë shkallët, bodrumet dhe muret mbi atë që normalisht do të ishte shtrati i liqenit, afër kullës më të njohur të kishës të Shekullit 14.
Luisa Azzolini, e cila është nga rajoni, shkroi në Twitter se ishte një “ndjenjë e çuditshme” të ecje mes rrënojave të ish-fshatit.
Fshati Curon humbi nga ujërat në 1950 kur autoritetet vendosën të ndërtonin një digë dhe të bashkonin dy liqene afër – me gjithë kundërshtimet e banorëve të tij.
Më shumë se 160 shtëpi u zhytën, dhe popullsia e Curon u zhvendos – edhe pse disa vendosën të qëndronin në fshatin e ri të krijuar afër.
Në ditët e sotme, liqeni është i popullarizuar nga alpinistët në verë, me vizitorët në dimër në gjendje të ecin nëpër sipërfaqen e ngrirë për të arritur në majë.

© Panoramaplus.al

