10 Korrik, 2023

FOTO /Kunati i vogël i Luizit i bën premtimin e veçantë këngëtarit: Unë do jem me ty…


Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një ndër çiftet më të reja të showbizit të cilët u njohën dhe krijuan një romancë brenda “BBV” dhe këtë lidhje dyshja e kurorëzuan me martesë në natën finale të këtij spektakli ku këngëtari shkodran u shpall fitues.

Ndonëse një pjesë e publikut dyshuan tek dashuria e tyre, në postimet që bëjnë shpesh herë në rrjetet sociale çifti shfaqen më të dashuruar se kurrë.

Mirëpo nga ana tjetër mesa duket familja e Kiarës e ka pranuar dhe mirëpritur në familjene tyre Luizin dhe këtë gjë e ka treguar më së miri vetë këngëtari teksa ka postuar një foto në Instagram.

Në foton e publikuar në InstaStory shfaqet këngëtari së bashku me vëllain e vogël të bashkëshortes së tij, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Unë do jem me ty gjithmonë më tha”.

Kujtojmë se gjithashtu edhe babai i Kiarës gjatë qëndrimit të dyshes në “BBV” ka treguar një mbështetje të madhe për vajzën dhe partnerin e saj.

© Panoramaplus.al