Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Mikela Pupa së fundmi ka festuar ditëlindjen.

E teksa vendosi që festën ta mbajë private duke mos publikuar asnjë foto, ajo tregoi që ditëlindjen e ka festuar në bregdet bashkë me miqtë e saj më të ngushtë.
Mirëpo së fundmi ajo zhvilloi një bisedë virtuale me fansat e saj në Instagram, e cila u pyet se çfarë dhurate i ka bërë mikja e saj më e mirë Efi Dhedhes.
Kësaj pyetje Mikela i është përgjigjur duke publikuar një foto të bisedës së tyre, ku Efi e pyet atë se çfarë dëshiron ti bëjë dhuratë për ditëlindje, ndërsa Mikela i ka shkruar: “Mi jep lekë mi motër se jam gropë”.

Një ndër të ftuarat në ditëlindjen e saj private ishte Efi, teksa me këtë veprim Mikela i ka hedhur poshtë aludimet e publikut që marrëdhënia e tyre është ‘krisur’.


© Panoramaplus.al

