Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Përveç projekteve muzikore ajo ndan me ndjekësit edhe foto të ndryshme nga jeta e përditshme ku nuk mungojnë herë pas here pozat provokuese.
Së fundmi, artistja emri i vërtetë i secilës është Amanda Koçi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto, ku duket mjaft tërheqëse e veshur në të zeza.

Në një prej fotove të postuara, Ava pozon duke ngritur bluzën e saj, ku nxjerr ne pah gjoksin e saj.

Para disa ditësh Ava Max bëri një ndryshim në look-un e saj duke i lyer flokët të kuqe, megjithatë në fotot e fundit ajo ka pozuar me një shall në formë shamie në kokë.

Ava Max ka kohë që nuk ka sjell një projekt të ri muzikor, që nga bashkëpunimi me Tiëston, të titulluar “The Motto”, të cilin e publikoi disa muaj më parë.


