16 Shkurt, 2022

FOTO/ Këngëtarja shqiptare pozon nudo para pasqyrës dhe ka një mesazh për të gjithë fansat e saj


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto të vetes, ku duket tërësisht nudo përballë një pasqyre me avull.

 

Me pozën e saj para pasqyrës ajo ka përshëndetur edhe fansat duke shkrur mbi pasqyrë: “Ju dua”

Fotot kanë marrë menjëherë mijëra like dhe komente nga fansat e këngëtares.

Përveç këtij mesazhi, Fureira ka zbuluar edhe dhuratën që mori nga i dashuri i saj futbollist për Shën Valentin. Bëhet fjalë për një një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe një letër ku shkruhet “Te amo Eleni” (Të dua).

Artistja vitin e kaluar u shfaq e veshur me rroba banjo ngjyrë jeshile, dhe krahas imazhit, shkroi: “E dua trupin tim. I dashuroj strijat e mia. E dua celulitin tim. Jam grua”, duke motivuar të gjitha vajzat ta duan trupin e tyre pavarësisht formës që kanë.

Në një intervistë të zhvilluar kohë më parë këngëtarja u shpreh se ndihet krenare që është shqiptare, por Greqia është vendi që do. Ajo zbuloi se u largua bashkë me familjen nga Shqipëria kur ishte shumë e vogël për shkak të luftës civile që po zhvillohej në vend.

Eleni, emri i vërtetë i së cilës është Entela, rrëfeu se fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse shqiptarët në atë kohë nuk pranoheshin nga shoqëria greke, dhe kjo ishte arsyeja pse e fshehu për një kohë të gjatë origjinën e saj.

© Panoramaplus.al