Engjell Lengo dhe Vani Gjuzi janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Viktoria.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ish-konkurentja e Love Story-it. Dyshja janë së bashku prej gati një viti. Lengo e ndau me publikun lajmin e shtatzanisë në muajn mars.

Kujtojmë që Engjel ishte një prej vajzave më të spikatura të “Love Story 1” vitin e kaluar, e cila vendosi që ta linte në mes rrugëtimin në kërkim të dashurisë, ndonëse ishte ndër më të preferuarat për të fituar zemrën e Saimir Kasemit.
Para 10 muajsh ishte ishte vetë Engjëll, ajo që vendosi ta bëjë publike lidhjen me këngëtarin simpatik dhe mjaft të pëlqyer nga publiku, Vanin, ndërsa publikoi një foto në llogarinë e saj në “Instagram”, në të cilën shfaqej krah për krah me artistin, në daljen e tyre të parë si çift.

Krahas imazhit, ish-konkurrentja shkroi “Historia ime e vërtetë e dashurisë”.




