27 Qershor, 2022

FOTO/ Kendall Jenner i vë ‘flakën’ rrjetit, modelja pozon tërësisht nudo në Instagram


Pa të dashur, pa rroba, pa asnjë problem. Kendall Jenner i ka lënë pak vend imagjinatës të gjithë ndjekësve me foton e saj të fundit teksa ka pozuar tërësisht nudo.

Modelja është shfaqur e shtrirë në një shezllon duke marrë rreze dielli dhe duke mos pasur të veshur asnjë gjë përveç se një kapele jeshile. Fotot erdhën menjëherë pas ndarjes nga lojtari i NBA-së, Devin Booker.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

“Më thuaj ti dhe i dashuri yt u ndatë pa më thënë se ti dhe i dashuri ty u ndatë”– komentoi një ndjekës duke iu referuar marrëdhënies që sapo përfundoi me lojtarin e Phoenix Suns.

Çifti i famshëm u ndanë vetëm javën e kaluar pas një lidhjeje dy- vjeçare, dhe supozohet se u ndanë sepse kishin synime të ndryshme, një burim i paidentifikuar foli për gazetën Page Six dhe përmendi se “Ndërsa ata ende kujdesen për njëri-tjetrin, Devin nuk do t’i propozonte martesë dhe se prioriteti i tij është karriera”, ka thënë insajderi. Karriera e Kendall-it gjithashtu dominon jetën e saj”.

© Panoramaplus.al