14 Qershor, 2023

FOTO/ Kanye West dhe bashkëshortja e tij shfaqen në publik me veshje të çuditshme, çifti tregojnë pjesët intime


Reperi i njohur Kanye West dhe bashkëshortja e tij Bianaca Censori, u fotografuan teksa po dilnin së bashku nga ‘KFC’ ku po shijonin drekën në Los Angelos, këtë të martë.

West kishte veshur një bluzë të zezë, streçe dhe një palë çorape, ndërsa partnerja e tij zgjodhi të vishte diçka më të guximshme, sipas PageSix.

28-vjeçarja kishte veshur një blzuë të zezë dhe një palë geta të tejdukshme, ku tregonin më shumë seç duhet pjesët intime.

Pavarësisht veshjes së tyre provokuese çifti e shijoi vaktin e tyre, ndërsa pasi përfunduan drekën arkitektja bleu një hamburger përpara se të futej në makinë.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që dyshja kanë veshur rroba të çuditshme, pasi në fillim të majit ata gjithashtu shkuan në një kishë në Los Anxhelos të veshur me një veshje të ngjashme këtë.

Kujtojmë që së fundmi West u kritikua nga publiku pasi në festën e ditëlindjes së tij të 46-të shërbeu sushi nga trupat e zhveshur të disa vazjave.

 

 

 

© Panoramaplus.al